Pas minuta pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro shkarkimit të bordit të Radio Televizionit të Kosovës, deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është tallur me shkarkimin e këtij bordi.
Ai ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin ‘Fluturon, fluturon, fluturon… Bordi I RTK-së”. Ku së bashku me të shihen edhe deputetja Adriana Matoshi dhe Fjolla Ujkani me duar të ngritura.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot pro shkarkimit të Bordit të RTK-së.
Nga ky bord u shkarkuan: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Fadil Miftari. /Demokracia.com/