Lajme
KRU “Prishtina” zbulon dhjetëra kyçje ilegale në sistemin e rrjetit
Demokracia
10:11 | 08 Korrik 2021

Share:

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se nga inspektorët e kontrollit të kësaj kompania janë zbuluar dhjetëra kyçje ilegale në sistemin e rrjetit.

Në njoftimin e KRU “Prishtina”, bëhet thirrje që për një furnizim stabil me ujë dhe infrastrukturë funksionale, shpenzo racionalisht ujin, mos realizo kyqje ilegale dhe paguaj faturat e ujit rregullisht, përcjell Demokracia.com.

“Shpenzimi racional i ujit të pijshëm mëse i domosdoshëm. Dërgimi i lëndëve të konsumatorëve borxhlinj te Përmbaruesit Privat ( bizneset dhe konsumatorët e amvisërisë) po vazhdojnë. Vazhdon lehtësimi i kritereve për programimin e borxheve. Dhjetëra raste të zhbllokimit të kanalizimeve po realizohen çdo ditë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Dhjetëra kyçje ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit po zbulohen nga inspektorët dhe kontrollorët tanë çdo ditë dhe të gjitha rastet janë duke u procesuar më tutje, ata janë vazhdimisht në terren nga ora 06:00-22:00( shih foto të zbulimit të ndërhyrjeve/ kyçjeve ilegale).

Investimet dhe intervenimet në rrjetin e ujësjellësit, në të gjitha zonat e shërbimit, po vazhdojnë…

Shpenzimi racional i ujit të pijshëm mëse i domosdoshëm..

Dërgimi i lëndëve të konsumatorëve borxhlinj te Përmbaruesit Privat ( bizneset dhe konsumatorët e amvisërisë) po vazhdojnë…

Vazhdon lehtësimi i kritereve për programimin e borxheve…

Dhjetëra raste të zhbllokimit të kanalizimeve po realizohen çdo ditë..

Impiantet e trajtimit të ujit, Shkabaj, Albanik e Badoc po funksionojnë me  kapacitete maksimale…e shumëçka tjetër!

Andaj, për një furnizim stabil me ujë dhe infrastrukturë funksionale, shpenzo racionalisht ujin, mos realizo kyqje ilegale dhe paguaj faturat e ujit rregullisht! /Demokracia.com/

Të ngjashme