Pas 28 ditësh rrugë, një kosovar, i cili jeton në Gjermani ka arritur në Kosovë.
Ai këtë udhëtim nga Gjermania e bëri me biçikletë, duke bërë kështu 1997 kilometra rrugë.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i Pejës, Gazmend Buhaxheri, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Ahmet Shala arriti dje në Kosovë, dhe më nderoi tejmase me vizitën e tij të veçantë! Ka udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë me biçikletë për 28 ditë rrugë, në total 1997 kilometra! Kaloi nëpër: Karlsruhe, Ulm, Augsburg, München, Linz, Wien, Graz, Zagreb, Split, Dubrovnik, Budva, Podgorica, Vermosh dhe në fund arriti në Pejë, Kosovë. E përgëzoj duke e falenderuar për vizitën dhe i uroj shumë suksese në vazhdim!?? /Demokracia.com/