Lajme
Të shtëna me armë në një dasmë në Prizren, konfiskohen një armë dhe shtatë fishekë
Demokracia
09:36 | 08 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka pranuar një informacion, sot se në fshatin Gjonaj te Prizrenit, dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.

Në njoftimin e policisë thuhet se veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti A. T, i lindur në vitin 1996, që sipas policisë kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte aheg familja dasmë, përcjell Demokracia.com

“Policia informoj prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroj një armë Pistoleta “Ekol Special 99”,shtat ( 7 ) copa fikesh dhe pese 5 gëzhoja te kësaj arme dhe një  karikator të zbrazët. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë”./Demokracia.com/

Të ngjashme