Auto&Tech
Produkte të rrezikshme vazhdojnë të shiten nga kompania Wish.com
Demokracia
16:48 | 04 Shkurt 2021

Share:

Produkte që mund të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarre, mbeten për shitje në Wish.com pavarësisht rrezikut që paraqesin.

Dështimi i kompanisë amerikane për t’i hequr ato ishte “jashtëzakonisht shqetësues”, tha shefja ekzekutive i bamirësisë së “Siguria Elektrike është e Para”, Lesley Rudd.

Zonja Rudd tha: “Këto artikuj paraqesin një rrezik serioz të dëmtimit të atyre që i blejnë ato dhe janë të paligjshme për t’u shitur tek konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo i kërkoi qeverisë të ndërhyjë “për të mbrojtur blerësit në internet nga kërcënimi real që paraqesin mallrat elektrike nën standarde”.

Kompania ‘Wish’ tha se shitësit në platformë ishin përgjegjës për sigurinë e mallrave të tyre, ndërsa nuk i është përgjigjur pyetjes pse mallrat nuk janë larguar pasi u është tërhequr vëmendja.

Artikujt e rrezikshëm të theksuar nga BBC, përfshinin:

një karikues skuteri me një prizë të paligjshme

një kabllo vazhduese që mund të shkaktojë goditje elektrike

një tharëse flokësh me një prizë të paligjshme

prerëse flokësh me një karikues të papërshtatshëm

një karikues baterishë makine me një prizë të paligjshme

Wish, e cila shet më shumë se 150 milion produkte të ndryshme, tha për BBC se “do të hiqte çdo produkt nëse provat do të tregoheshin se ishin të pasigurta” dhe do të rimbursonte klientët që i kishin blerë ato.

Por u takonte shitësve individualë të kontrollonin produktet në përputhje me rregulloret e sigurisë.

Kompania Wish, gjithashtu është qortuar në mënyrë të përsëritur nga Autoriteti i Standardeve të Reklamimit për reklamat e synuara në mënyrë të papërshtatshme. /Demokracia.com

Të ngjashme