Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në Ferizaj, përcjell Demokracia.com.
“Ferizaj 07.07.2021 – 21:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare (bashkëshorten dhe vajzën e tij)”,thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Demokracia.com/