Lajme
Vajzës së vogël i keqësohet gjendja pasi ka marrë trajtim, iniciohet hetim
Demokracia
08:52 | 08 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për “Trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”, meqenëse një vajze të vogël i është keqësuar gjendja pasi ka pranuar tretman.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se vajza  është rrëzuar nga një lartësi, derisa ka qenë duke lozur, përcjell Demokracia.com.

“Prishtinë 06.07.2021 – 19:00. Raportohet se viktima femër kosovare (e mitur) duke lozur është rrëzuar nga një lartësi. Pasi ka marr tretman mjekësor, është liruar, ndërsa më 07.07.2021 viktimës i është keqësuar gjendja dhe është dërguar në emergjencë dhe është hospitalizuar në repartin neurokirurgjisë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, rasti është inicuar dhe do të hetohet. /Demokracia.com/

Të ngjashme