Lajme
Endrit Thaçi: Shkuarja në amshim e bacës Fazliu na pikëlloi shumë si familje
Demokracia
18:57 | 07 Korrik 2021

Share:

Djali i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka ngushëlluar familjen Veseli për vdekjen e babait të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Endrit Thaçi tha se shkuarja në amshim e Fazli Veselit e pikëlloi shumë edhe familjen Thaçi.

“Shkuarja në amshim e bacës Fazliu na pikëlloi shumë si familje. Ngushëllime të sinqerta të afërmve dhe miqve të familjes Veseli”.

Fazli Veseli, babai i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka vdekur sot në moshën 94 vjeçare. Ndërkohë, Kadri Veseli, i cili gjendet në Hagë për shkak të akuzave nga Gjykata Speciale, u ka dhënë leje familjarëve të tij, të vazhdojnë me procedurat e varrimit të babait të tyre.

Vlen të përmendet se Veseli kishte qëndruar në Kosovë në maj të këtij viti, ku u lejua që të vizitojë babanë e tij në spital, pasi ky i fundit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Demokracia.com.

Veseli ishte përcjellë me forca të shumta të sigurisë, duke përfshirë këtu dhe Policinë e Eulex-it. Pas përfundimit të kësaj vizite tre ditore, ai ishte kthyer në Hagë, ku ndodhet në paraburgim.

Ndërkohë, nga familjarë përmes rrjeteve sociale u bë e ditur se Fazli Veseli do të varroset sot (e mërkurë) në Broboniq të Mitrovicës në orën 19:00.

Lidhur me vdekjen e Fazli Veselit ka pasur shumë reagime. Figura të shumta politike kanë shprehur ngushëllime për familjen Veseli. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme