Lajme
Aksident mes tri veturave, lëndohen tre persona në Prishtinë
Demokracia
18:07 | 07 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 16:40, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, tha Borovci.

Ai tha më tej se njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident./Demokracia.com/

Të ngjashme