Lajme
PDK-ja e lëshon sallën e kuvendit për shkak të varrimit të babait të Kadri Veselit
Demokracia
17:45 | 07 Korrik 2021

Share:

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën e Kuvendit për arsye të varrimit të babait të ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tregoi se arsyeja se pse deputetët e kësaj partie po e lëshojnë sallën është pjesëmarrja në varrimit e Fazli Veselit, babai i Kadri Veselit, shkruan Demokracia.com.

“Po flas në emër të Partisë Demokratike të Kosovës ku për shkak të varrimit të babait të ish kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, PDK-ja është e obliguar ta lëshoj sallën meqë do të jemi në varrim në Mitrovicë”, tha Deliu – Kodra.

Kujtojmë se Fazli Veseli, babai i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka vdekur sot në moshën 94 vjeçare. /Demokracia.com/

Të ngjashme