Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Ka ende shumë punë për të bërë
Demokracia
17:23 | 07 Korrik 2021

Share:

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit të sotëm me delegacionet negociuese të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai në një postim në rrjetin social “Twitter” , thotë se ka pasur diskutime të gjëra mbi marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, shkruan Demokracia.com.

“Ne të gjithë ramë dakord se ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do të vazhdojmë”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak ka shkruar më tej se me Bislimin dhe Petkoviqin kanë diskutuar për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara dhe hapat e ardhshëm.

“Sapo përfundova dy ditë të diskutimeve të gjera dhe të thella me dy Kryenegociatorët dhe ekipet e tyre mbi gamën e plotë të elementeve të Dialogut – marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak.

Diplomati sllovak dje është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi në Bruksel. Lajçak ka theksuar se nuk ka asgjë teknike në dialog.

Kujtojmë se bisedimet e sotme mes delegacioneve negociuese janë të parat në këtë nivel që nga takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, më 15 qershor. /Demokracia.com/

Të ngjashme