Nga e hëna, në Maqedoninë e Veriut do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve të moshës nga 12 deri në 16 vjet.
Kështu deklaroi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij vaksinimi i fëmijëve do të mund të bëhet me vaksinën “Pfizer”, shkruan alsat.
“Do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve, të moshës nga 12 deri në 16 vjet, me vaksinën Pfizer, e cila për momentin është e vetmja e cila është lejuar që të përdoret tek kjo kategori e fëmijëve”, tha Filipçe.