Lajme
Belgjika miraton “Pfizer” për grup-moshat 12-15 vjeç
Demokracia
16:02 | 07 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Belgjika ka dhënë dritën jeshile për miratimin e vaksinës “Pfizer” për grup-moshat 12-15 vjeç.

Pas një takimi ministrat belg miratuan përdorimin e “Pfizer”, dje, por adoleshentët  do të vaksinohen  vetëm me aprovimin e prindërve.

“Sa më shumë fëmijë të vaksinohen, aq më pak virusi dhe variantet do të përhapen. Sidomos me rritjen e numrit të rasteve të reja për shkak të variantit Delta”, tha ministri i Shëndetësisë, Butter Beck.

Vaksinimi i adoleshentëve pritet të fillojë në 19 korrik.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025