Lajme
Faton Peci reagon pas përçarjeve brenda Listës Guxo
Demokracia
15:46 | 07 Korrik 2021

Share:

Ministri i Bujqësisë, njëherit anëtar i Listës Guxo, Faton Peci ka bërë thirjre për unifikim të këtij subjekti.

Peci përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Lista Guxo përfaqëson “shkëputjen nga mendësia e pushtetit me çdo kusht”, përcjell Demokracia.com.

“Me këtë rast, ftoj të gjithë mbështetësit e Listës Guxo, që edhe një herë të bëhemi zëri i ndryshimit që e kemi nisur me 14 shkurt, e që duhet ta përmbyllim më 17 tetor të këtij viti”, ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë:

Vullneti i bashkëudhëtarëve të Listës Guxo nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Lista Guxo është nismëtare e guximshme e ndryshimit. Si e tillë, duke kandiduar për herë të parë si listë ( në koalicion me VV-në), në frymën e një figure të jashtëzakonshme të konsistencës për drejtësi qytetare, mori mbështetje të pazakontë por jo të papritur marrë parasysh idealet për të cilat qëndron.

Kjo Listë, përfaqëson shkëputjen nga mendësia e pushtetit dhe ngarendjen për pozitë me cdo kusht. Dhe, pikërisht për këtë arsye, nuk do të bie kurrë nën ndikimin e cilësdo tentativë për ta shfrytëzuar këtë guxim, e këtë ideal, për faktorizime vetanake apo mbështetje të lëvizjeve që nuk mbështeten në frymën e ndryshimit që u kërkua, dhe konfirmua më 14 shkurt.

Me këtë rast, ftoj të gjithë mbështetësit e Listës Guxo, që edhe një herë të bëhemi zëri i ndryshimit që e kemi nisur me 14 shkurt, e që duhet ta përmbyllim më 17 tetor të këtij viti./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/fatonpeci24/posts/2960651240815392

Të ngjashme