Lajme
5 mijë e 251 persona vaksinohen kundër COVID-19 gjatë 24 orëve
Demokracia
15:14 | 07 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Deri më tani në Kosovë kundër COVID-19, janë vaksinuar 236 mijë e 35 qytetarë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve janë vaksinuar 5 mijë e 251 persona, përcjell Demokracia.com.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë e 251 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236 mijë e 35 doza të vaksinës. Deri më sot 57 mijë e 994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Kujtojmë që sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se të gjitha vaksinat që i ka Kosova në dispozicion janë të sigurta. Vitia ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon i cili ka në stoqet e veta vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Ndërsa MSH ka njoftuar se nga sot përmes platformës e-Kosova termine mund të caktojnë edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç./Demokracia.com/

Të ngjashme