Drejtori i Twitter Jack Dorsey ka thënë se ndalimi i Presidentit të SHBA Donald Trump ishte gjëja e duhur për të bërë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sidoqoftë, ai shprehu trishtim për ato që ai i përshkroi si “rrethana të jashtëzakonshme dhe të paqëndrueshme” rreth pezullimit të përhershëm të Z. Trump.
Ai gjithashtu tha se ndalimi ishte pjesërisht një dështim i Twitter, i cili nuk kishte bërë sa duhet për të nxitur “bisedë të shëndetshme” nëpër platformat e saj.
Twitter është vlerësuar dhe kritikuar për ngrirjen e llogarisë së Z. Trump.
Ndalimi i presidentit Trump në Twitter, pavarësisht i duhur apo jo, kufizon lirinë e shprehjes, një prej parimeve kryesore të shumicës së mediave sociale, e sidomos Twitter, mirëpo në anën tjetër ndikimi i fjalës së presidentit të Amerikës do të mund të përfundonte me pasoja të rënda.