Lajme
​Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 15:30
Demokracia
14:00 | 07 Korrik 2021

Share:

Pas një debati rreth katër orësh, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:30.

Të zgjedhurit e popullit debatuan mbi marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa miratuan edhe rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Pas pauzës, ligjvënësit pritet të vazhdojnë debatin për marrëveshjen e Uashingtonit dhe rekomandimin për shkarkimin e Bordit të RTK-së, si dhe shqyrtimin e disa raporteve të agjencive të dala nga Kuvendi./kp

Të ngjashme