Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se të njëjtit kishin vjedhur pajisje të teknologjisë informative në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës.
Policia njofton se kërkimi i tyre kishte filluar menjëherë pasi rasti ishte denoncuar nga ankuesit sipas të cilëve pajisjet e vjedhura kapin vlerën e dhjetra mijëra eurove.
“Policia menjëherë pas denoncimit, kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve. Progresi i hetimit të rastit pati për rrjedhoje organizimin e një operacioni bastisjeje në dy lokacione të ndryshme si dhe ndalimin e një automjeti të dyshuar që rezultoi me identifikimin”.
Me urdhër të prokurorit të shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.