Ish-kryeministri i Kosovës, dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se e ka informuar vazhdimisht Kuvendin për këtë marrëveshje, derisa ka akuzuar lëvizjen Vetëvendosjen.
Hoti në seancën e Kuvendit tha se janë thënë shumë të pavërteta në këtë Kuvend, raporton Demokracia.com.
“Kur kam thënë se i besoj Shtëpisë së Bardhë, popullsitët ma shtrembëronin emrin me epitete të ndryshme fyese. Ato epitete i meritojnë ata dhe jo unë. Kur një person të shanë të fyen të nënçmon, tregon për karakterin e vet, sot ata nuk kërkojnë falje. Janë ose mashtrues, që kanë vepru për qëllime elektorale, ose janë naiv ose janë të orientuar dika tjetër që nuk dojnë shtetësinë e Kosovës ta konsolidojnë përmes Shtëpisë së Bardhë po përmes shtëpive tjera”, tha Hoti.
Në seancën e Kuvendit është duke u diskutuar për Marrëveshjen e Uashingtonit./Demokracia.com/