Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimet pas vdekjes së Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.
Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka shprehur ngushëllime në emër të Kuvendit dhe deputetëve, përcjell Demokracia.com.
“Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe në emër të Kuvendi të Kosovës e shfrytëzoj rastin t’i shprehi ngushëllime familjes Veseli për vdekjen e babait të tyre, të babait të ish kryetarit të Kuvendit, zotëri Kadri Veseli”, tha.
Ndryshe, babai i Kadri Veselit ka vdekur sot në moshën 94 vjeçare.
Veseli disa muaj më parë kishte ardhur për ta vizituar babain në spital, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore./Demokracia.com/