Lajme
Kryetari i PDK-së reagon pas vdekjes së babait të Kadri Veselit
Demokracia
10:23 | 07 Korrik 2021

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes së Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se PDK me mendje dhe zemër është pranë Kadri Veselit, përcjell Demokracia.com.

“Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella”, ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë:

Lamtumirë, Baca Fazli!

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli.

Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.

Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare.

Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë.

Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella./Demokracia.com/

Të ngjashme