Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka ngushëlluar familjen Veseli, pas vdekjes së Fazli Veselit.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Fazliu ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet.
Postimi i plotë:
I paska mbyllur sytë përjetësisht babai i Kadrisë, Fazli Veseli! Herën e fundit kur e takova, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, ma shtërngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës.
Një baba shembull që i edukoi të gjithë fëmijët e tij me ndjenjën e përhershmë të atdhedashurisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. ? /Demokracia.com/