Arrestohet i dyshuari mashkull që vodhi dozë të vaksinës anti-COVID në Istog.
Policia e Kosovës njofton se nga i dyshuari është sekuestruar doza e vaksinës dhe është kthyer në qendër, përcjell Demokracia.com
‘’Istog 06.07.2021 – 07:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë në qendrën e vaksionimit në Istog dyshohet se kishte vjedhur një Flakon dozë të vaksinës anti Covid. Nga i dyshuari njësiti policor ka sekuestruar dozën e vaksinës dhe prapë është kthyer në qendër’’, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/