Lajme
Gjuajtja me armë në Mitrovicë: I dyshuari i njohur për policinë, i shkoi viktimës me kallashnikovë në shtëpi
Demokracia
09:29 | 07 Korrik 2021

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar se po hetohet rasti i gjuajtjes me armë zjarri në Mitrovicë.

Mbrëmë rreth orës 22:00 u raportua për gjuajtje me armë zjarri në mes të dy palëve në këtë vend, përcjell Demokracia.com.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se “ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke qëndruar para shtëpisë se tij aty kanë ardhur dy vetura dhe një i dyshuar ka shtënë me armë në drejtim të panjohur”.

Policia ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës AK47.

I dyshuari, bëhet e ditur se është i njohur për policinë dhe se rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme