Lajme
Gjenerali Clark sot në Kosovë, pritet me nderime të larta ushtarake nga FSK
Demokracia
07:20 | 07 Korrik 2021

Share:

Ish-gjenerali i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark, sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë. 

Burime të sigurta të Demokracia.com javën e kaluar konfirmuan se ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, do ta vizitojë Kosovën më 7 korrik.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes për Demokracia.com konfirmoi dje se Clark  sot do të pritet nga ora 10:00 në ambientin e Ministrisë së Mbrojtjes me nderime të larta ushtarake nga FSK.

‘’Ceremonia e pritjes do të mbahet me 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së’’, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pas takimit të ministrit Armend Mehaj me gjeneral Clark pritet të ketë edhe konferencë për media.

‘’Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për media’’, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes për Demokracia.com

Kujtojmë se hera e fundit që Clark vizitoi Kosovën ishte në vitin 2019, në 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, për të cilën ngjarje u organizua një tubim në sheshin “Skenderbeu”.

Për ardhjen e ish-gjeneralit Clark në Kosovë, paralajmëroi edhe ministri i mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj.

“Nder i madh dhe privilegj i veçantë të takohem me gjeneralin historik amerikan, Wesley Clark, me të cilin biseduam si dy miq përmes video-lidhjes për rreth një orë. I thashë se ju jeni Heroi i Kombit dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Kosovës dhe i tillë do të jeni gjithmonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Clark, që ishte prijës i aksionit bombardues mbi Serbinë 22 vjet më parë si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, ministri i mbrojtjes tha se do ta vizitojë edhe FSK-në./Demokracia.com/

Të ngjashme