Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, nesër në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.
Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror, raporton Demokracia.com.
Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për media.
Të martën gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes për Demokracia.com konfirmoi se Clark do të pritet nesër nga ora 10:00 në ambientin e Ministrisë së Mbrojtjes me nderime të larta ushtarake nga FSK.
‘’Ceremonia e pritjes do të mbahet me 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së’’, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes./Demokracia.com/
LEXO EDHE:
Wesley Clark nesër në Kosovë, pritet me nderime të larta ushtarake nga FSK