Aplikacioni jashtëzakonisht i famshëm për shpërndarjen e videove TikTok ka rënë nga sistemi, dhe mijëra raportime po vërshojnë nga e gjithë bota.
Kjo ndërprerje filloi rreth orës 8:30 pasdite, ku shumë përdorues ishin të zemëruar pasi nuk janë në gjendje të hyjnë në llogarinë e tyre, si dhe disa të tjerë që raportojnë se të gjithë ndjekësit e tyre janë zhdukur papritmas.
Monitoruesi i Pavarur, Down Detector, i cili monitoron ndërprerjet, ka regjistruar një rritje të madhe në raportet e TikTokut.
Fansat e TikTok gjithashtu kanë përmbytur rrjetin social Twitter me ankesa.
Përmes një shkrimi në Twitter llogaria zyrtare e TikTok kanë treguar se po përpiqen të rregullojnë problemin.