Auto&Tech
Ofcom i heq licencën transmetuesit kinez CGTN në Mbretërinë e Bashkuar
Demokracia
14:52 | 04 Shkurt 2021

Share:

Transmetuesit shtetëror të Kinës i është hequr licenca për të transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar nga vëzhguesi i mediave Ofcom pasi thyen rregullat.

Ofcom tha se kompania që zotëron licencën e MB për Rrjetin Global Televiziv të Kinës (CGTN) nuk ka kontroll të përditshëm mbi kanalin, gjë që është në kundërshtim me rregullat e tij.

Star China Media Limited (SCML), e cila zotëron licencën, “nuk kishte përgjegjësi editoriale” mbi kanalin e lajmeve satelitore në gjuhën angleze, tha Ofcom.

“Si i tillë, SCML nuk plotëson kërkesat ligjore për të pasur kontroll mbi shërbimin e licencuar, dhe kështu nuk është një transmetim i licensuar.”

Në MB, ligjet e transmetimit thonë se të licencuarit duhet të kenë kontroll mbi shërbimin e tyre dhe politikat e tij editoriale.

Në korrik, Ofcom vendosi që CGTN kishte qenë “i padrejtë” për të treguar pamjet e hetuesit Peter Humphrey “që shfaqej për të rrëfyer një vepër penale”. Kanali u emërua CCTV News në kohën e transmetimeve në 2013 dhe 2014.

Dhe majin e kaluar, CGTN u zbulua se kishte shkelur kodin e transmetimit të Mbretërisë së Bashkuar duke dështuar të ruante paanësinë e duhur në mbulimin e saj të protestave të Hong Kongut. /Demokracia.com

Të ngjashme