Lajme
Çitaku i reagon Vulinit pas deklaratave për Vjosa Osmanin
Demokracia
22:05 | 06 Korrik 2021

Share:

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave ofenduese të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksander Vulin, kundër presidentes Vjosa Osmani.

Çitaku në një postim në Twitter i ka quajtur këto deklarata të neveritshme, përcjell Demokracia.com.

“Krejtësisht e neveritshme”, ka shkruar Çitaku.

Ndërkohe, sot gjatë ditës, Vulin ka fyer presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nëse Osmani do të kishte fytyrë siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë, citohet të ketë thënë Vulin, sipas medieve serbe./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2025