Shqipëria ka arritur që brenda gjashtë muajve, të japë një milion vaksinime kundër Covid-19.
Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Demokracia.com.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158875675476523
Vaksinimi në Shqipëri nisi në muajin shkurt për kategoritë më të rrezikuara.
Ndërkaq, në muajin mars filloi vaksinimi masiv me dozat e blera dhe ato që erdhën si donacione.
Shqipëria është një ndër vendet në rajon që ka dhënë më së shumti vaksina kundër koronavirusit./Demokracia.com/