6.07.2021 – Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
Kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.
7.07.2021 – Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me kthjellime e diell. Përreth relieveve pasdite mund të ketë zhvillime të vransirave të pakta, por pa mundësi për të reshura. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 16C deri 35C, e në vise malore nga 13C deri 28C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 2-4m/s, e nga Dukagjini nga jugu 2-5m/s. Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet t’i ikim ekspozimit në diell. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.
8.07.2021 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 17C deri 37C, e në vise malore 15C deri 28C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare dhe mesatare nga verilindja e lindja 3-9m/s. Indeksi UV në vlera shumë të larta, ndaj orëve të mesditës duhet t’i shmangemi qëndrimit në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.
https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/4126806897367032