Auto&Tech
Anulohet “Australian Grand Prix”, kjo është arsyeja
Demokracia
18:29 | 06 Korrik 2021

Share:

Australian Grand Prix në Formula 1 dhe MotoGP është anuluar për shkak të kufizimeve të udhëtimit të shkaktuara nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Në njoftimin e bërë në faqet e internetit të organizimeve thuhet se etapa e 17-të e MotoGP që pritej të mbahet më 22-24 tetor dhe gara e 21-të e Formula 1 që parashikohej të organizohej më 19-21 nëntor, janë anuluar për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Në kalendarin e MotoGP është shtuar etapa e Portugalisë që do të mbahet më 5-7 nëntor.

Ndërkaq, gara e re që do të shtohet në kalendarin e Formula 1 do të bëhet e ditur në ditët e ardhshme.

Të ngjashme