Lajme
Theret me mjet të mprehtë i mituri në Podujevë
Demokracia
17:26 | 06 Korrik 2021

Share:

Theret me mjet të mprehtë një 15- vjeçar në Podujevë.

Zëdhënësi i Policsë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Demokracia.com ka njoftuar se një 15-vjeçar është therur nga një mjet i mprehtë dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

‘’Rreth orës 16 :20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Nuhi Gashi” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë’’, njoftoi Borovci.

Ndërsa hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Demokracia.com/

Të ngjashme