Lajme
Shpërthim në një fabrikë në Tajlandë: Një i vdekur dhe 33 të plagosur
Demokracia
15:58 | 06 Korrik 2021

Share:

Një person ka humbur jetën dhe të paktën 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë kimike afër kryeqytetit Tailandez, Bangkok.

Incidenti ndodhi në rrethin Bang Phli në provincën Samut Prakan dhe shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesat përreth, duke përfshirë zonat e banuara deri në 1 kilometër larg.

“Në fillim u ndje si rrufe. Pas kësaj, dëgjova diçka të binte me të madhe dhe për një kohë, shtëpia filloi të dridhej sikur të ishte tërmet”, tha banori vendas Baitong Nisarat për Reuters.

Fabrika e Ming Dih, afër aeroportit Suvarnabhumi, prodhon peletë plastikë.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, ndërsa retë e zeza të tymit që përfshinin zonën arritën deri në Bangkok.

Të ngjashme