Psikologjia e ngjyrave sugjeron që ne formojmë preferencat e ngjyrave për shkak të tipareve tona personale ose mungesës së tyre. Pra, makina që zotërojmë dhe ngjyra që zgjedhim tregon më shumë se kush jemi.
Demokracia.com ju tregon se çka flet për personalitetin tuaj secila ngjyrë e makinës.
E Kuqe
Një person që zgjedh një makinë të kuqe për veten është zakonisht person që ka dëshirë të bie shumë në sy, por gjithashtu mund të jetë klasik. Ata janë dikush që me të vërtetë e shijojnë jetën dhe ka zell për të.
Karakteristikat që posedojnë edhe këta njerëz janë:
Të përparuar
Argëtues
Agresiv
Impulsiv
Ambicioz
Mbresëlënës
Hiri
Hiri, jo argjend. Njerëzit që zgjedhin këtë ngjyrë makine janë zakonisht të stilit të lartë, preferojnë komoditetin më shumë sesa shfaqjen dhe janë në favor të lëvizjes së ngadaltë dhe të qëndrueshme. Karakteristikat e tyre janë:
Të ndrojtur
Komod
Nuk shqetësohen për statusin
Të kujdesshëm
Të lehtë për të bërë kompromis
Të pjekur
Argjend
Njerëzit që zgjedhin makina të kësaj ngjyre zakonisht janë të aftë për biznes dhe ndonjëherë punojnë shumë fort. Një person që gëzon këtë ngjyrë ka një sy për të gjitha gjërat e pasura dhe posedon disa tipare më interesante, si:
Bie shumë në sy
Inovativ
Praktik
Shije të mirë
Të sofistikuar
Të hijshëm
Blu
Makinat blu projektojnë një pamje të lehtë, miqësore. Njerëzit që zgjedhin këtë ngjyrë janë zakonisht zemërmirë dhe me ta flitet lehtë. Ata gjithashtu kanë tipare si:
Dhembshuri
Optimizëm
Qëndrueshmëri
Sinqeritet
Qetësi
Kafe/Bezhë
Njerëzit që zgjedhin ngjyrën kafe ose bezhë për makinat e tyre janë njerëz të arsyeshëm, megjithatë nganjëherë ata priren të jenë shumë të ndrojtur për të folur. Ato janë gjithashtu:
Praktik
Të ndershëm
Nuk ju intereson stili
Konformist
Gjelbër
Popullariteti i makinave të gjelbërta u rrit në vitet ’90, njerëzit që i zgjedhin ato janë zakonisht të fuqishëm dhe me vullnet të fortë, me një sens të mirë të vetvetes. Ato janë gjithashtu:
Të butë
Të vetë-mjaftueshëm
Të durueshëm
Me klas
Verdhë
Nëse nuk jeni Austin Powers, por gjithsesi keni një makinë me ngjyrën e diellit, me siguri keni një moto “mos u shqetëso, ji i lumtur”. Kjo është ngjyra e optimistëve, të cilët gjithashtu janë:
Të gëzueshëm
Të lumtur
Kanë tru për biznes
Imagjinativ
Të mençur
Kanë një sens të mirë humori
Zezë
Është ngjyrë e njerëzve që preferojnë klasiken pavarësisht trendeve. Ata gjithashtu kanë karakteristika të tjera të karakterit:
Dinjitozë
Kanë dashuri për luksin
Të sofistikuar
Gjithmonë nën kontroll
Të fuqishëm
Bardhë
Kjo ngjyrë bashkon stilin e patëmetë dhe pamjen moderne mbi gjërat e përjetshme. Gjithashtu sugjeron që njerëzit që e zgjedhin atë janë:
Të ndershem
Të pastër
Elegantë
Përpiqen për përsosmëri
Modern
Dëshirojnë jetë të thjeshtë
Shumëngjyrëshe
Njerëzit që parapëlqejnë makinat shumëngjyrëshe janë një në një milion. Këto janë disa karakteristika të këtyre personave
Një-në-një-lloj
Përqendrohen në cilësi
Të bërë vetë
Unik
Me stil
Të fuqishëm./Demokracia.com