Këngëtarja Demi Lovato është fotografuar me Noah Cyrus, teksa kanë marrë pjesë së fundmi në mbrëmjen “Space Jam: A New Legacy” në Magic Mountain në Valencia, Kalifornia.
Fotografitë e shkrepura nga paparacët, kanë lënë të aludohet për një lidhje të mundshme mes dyshes.
Të kapura përdore, ato në njëfarë mënyre vërtetuan se thashethemet për një romance janë të vërteta, shkruan Demokracia.com.
Demi dhe motra e vogël e Miley Cyrus u bënë bashkë në fillim të vitit për këngën “Easy”.
Asokohe një burim u shpreh se sjellja e tyre ka hedhur dyshime për një lidhje mes dyshes pasi ato janë shfaqur mjaft të afërta me njëra-tjetrën.
Para pak kohe Demi Lovato e shpalli veten si të papërcaktuar në gjini. Këngëtarja tha se këtej e tutje nuk dëshiron që ta thërrasin ajo, por ata. /Demokracia.com/