Këngëtari i “Can’t Feel My Face” tregoi arsyen pse kishte vendosur të mbulonte fytyrën me fasho në paraqitjet e tij të fundit, shkruan Demokracia.com
Pasi videot muzikore të tij “Heartless” dhe “Blinding Lights” vendosën skenën fillestare të një nate të shfrenuar në Vegas, këngëtari zbuloi se ajo që ndodhë në Vegas nuk ka të bëjë me Vegas – ai po bën një shënim për Hollywood-in dhe kulturën e të famshmëve në albumin e tij të katërt.
Fashot në fytyrën e tij, ishin si kritikë për njerëzit e famshëm që shtiren si persona fallco duke mashtruar veten dhe publikun.
“Rëndësia e të gjithë fashove të kokës po reflekton në kulturën absurde të njerëzve të famshëm të Hollivudit dhe njerëzve që manipulojnë veten për arsye sipërfaqësore për të kënaqur dhe për t’u vlerësuar,” thotë The Weeknd në një intervistë për mediat e huaja.
Sa i përket pamjes së tij jo tërheqëse, ai thotë, “Unë supozoj se mund të mendoni se të qenit tërheqës nuk është e rëndësishme për mua, por një rrëfim tërheqës është”.
Superylli ka bërë një transformim gjithëvjetor të fytyrës për t’u përshtatur me albumin e tij dhe mesazhin që këngët e tij përcjellnin. /Demokracia.com