Auto&Tech
Si të shikoni aplikacionet që ju përdorni më shumë në Android
Demokracia
20:21 | 02 Korrik 2021

Share:

Smartphone-t janë tepër të mrekullueshëm, mirëpo shumica e njerëzve i përdorin ato jashtëzakonisht shumë. Nëse ju jeni kuriozë të dini se sa kohë po ju marrin aplikacione të caktuara, mjafton të ndiqni hapat e përshkruara më poshtë.

Shumë nga pajisjet Android përfshijnë një shërbim të quajtur “Digital Wellbeing”. Ky shërbim ndihmon personat që të përdorin pajisjet e tyre në një mënyrë të shëndetshme, duke i shfaqur atyre disa statistika të përdorimit të përditshëm të smartphone-it.

Për të gjithë personat që përdorin një smartphone Samsung:

Si fillim futuni në aplikacionin Settings në smartphone-in tuaj

Kërkoni për kategorinë Digital Wellbeing and parental controls

Tani klikoni në ikonën e grafikëve në cepin e djathtë- sipër

Do t’ju shfaqet një grafik i cili do t’ju tregojë aplikacionet që ju keni përdorur më shumë përgjatë një jave. Këtu ju mund të shikoni dhe screen on time për çdo ditë të javës. Është kaq e thjeshtë.

Në këtë mënyrë ju do të merrni informacion të saktë rreth aplikacioneve që përdorni më shpesh dhe do të kuptoni nëse po ndiqni “zakone të dëmshme” për smartphone-in tua

Të ngjashme