Lajme
Pas gjysme dite marrje në pyetje për hajni, Peci shfaqet me jelekun e kuq që e vishte presidenti Rugova
Demokracia
19:51 | 27 Maj 2025

Share:

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pas një intervistimi pesë orësh nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në Policinë e Kosovës.

Ai u intervistua në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore.

Pas lirimit avokati Tualand Hodaj, ka publikuar një foto me Faton Pecin.

Ajo çka tërhoqi vëmendjen është se ministri u shfaq me jelekun e kuq që e vishte presidenti Rugova.

Të ngjashme