Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka prezantuar shifra të frikshme të bartjes së energjisë elektrike nga Mali i Zi.
Ai ka publikuar një tabelë e cila tregon se sa i ka kushtuar Kosovës bartja e 1 MË energji nga shteti fqinj.
Sipas këtyre shifrave, më 24 dhjetor të vitit 2024, Kosova ka paguar 2 milionë % më shtrenjtë se Shqipëria për bartjen e energjisë elektrike.
Ai i ka ftuar institucionet e drejtësisë që të merren me këtë çështje.
“2 Milionë % më shtrenjtë Kosova se Shqipëria. Bartja e energjisë për 1 MË me 24 dhjetor 2024, ora 10:00-11:00! Dita e njëjtë. Ora e njëjtë (10:00-11:00). Vendi i njëjtë (Mali i Zi). Por destinacionet të ndryshme: Kosovë, Shqipërië, Bosnje dhe Hercegovinë. Çmimet për bartje të 1 MË energji: -Kosova: €798.32 -Shqipëria: €0.04 -BiH: €0.31 Dallimi në çmim? -1,995,700% më shumë se Shqipëria -257,423% më shumë se BiH. A ka ndonjë institucion që e sheh këtë? Apo të gjithë në gjumë? Këto janë shifra që duhet hetuar”, ka shkruar Muharremi.