Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër në ora 14:00 do të fillojë implementimi i parimit të kontrollit “hyrje-hyrje” në pikëkalimin e përbashkët kufitar Glloboqicë- Jazhincë.
“Me datë 28 maj 2025, me fillim nga ora 14:00, do të fillojë implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje” në Pikë Kalimin e Përbashkët Kufitar Glloboqicë – Jazhincë.”
Aty do të marrim pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, zv/kryeministri i parë i RMV’së Izet Mexhiti, ministri i Brendshëm i RMV’së Pançe Toshkovski.
“Në këtë inaugurim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla, Zëvëndëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti, Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski dhe delegacionet përkatëse. “
“Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Pas inaugurimit të PKK, do të ketë prononcim për media. Ftohen mediat të marrin pjesë!”