ShowBiz
Këngëtarja Elinara Shehu rrëfen se si i shpëtoi përdhunimit në moshën 18-vjeçare
Demokracia
14:03 | 27 Maj 2025

Share:

Këngëtarja Elinara Shehu ka rrëfyer në “Ferma VIP” një histori tronditëse.

Ajo tregoi se në moshën 18-vjeçare është mashtruar nga një fqinj, i cili u ofrua për ta shoqëruar me makinë deri në shtëpi, por në fakt kishte qëllime të tjera.

“Kur e kujtoj atë gjë, më rrëqethet mishi, rrezikoja jetën. Isha 18 vjeç. Gjatë pushimeve të verës u futa të punoja në një butik. Kur po hyja në autobus, një komshiu im më thotë: “Hajde të ikim me një mikun tim”.

Hipa në makinë dhe shoh që personi që ishte shofer nuk merr drejtimin nga qendra, por merr drejtim tjetër. Shoh vështrimin e shoferit, ishte i çuditshëm. Shoh komshiun tim, ma bën me gisht (shttt).”

Më tej, këngëtarja rrëfeu se u frikësua nga situata e krijuar, teksa dy burrat nisën ta kërcënonin, në tentativë për ta përdhunuar. Ajo theksoi se u detyrua të hapte derën e makinës dhe të hidhej, duke rrezikuar jetën.

“Filluan të më kërcënojnë: “Do të vrasim!”. Në një moment, hapa siguresën e makinës dhe u hodha, përfundova në rrugë pa ndjenja. Gjesti që bëra unë ishte vdekjeprurës, më mirë të humbja jetën sesa të përfundoja në duart e tyre.

Në atë kohë ishin në masë përdhunimet, nuk doja të shqetësoja familjen. Ajo kohë më ka lënë një traumë,” shtoi ajo.

Të ngjashme