Lajme
Policia flet për bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Demokracia
12:04 | 27 Maj 2025

Share:

Pas Prokurorisë Speciale, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin e saj në Minsitrinë e Bujqësisë ku po zhvillohen bastisje mbi dyshimet për fabrikën për mbetjet shtazore.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai shtoi se pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë.

Pak më herët, lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, tha ajo.

Të ngjashme