Lajme
Dimal Basha “kthehet” në shkollë: Në fushatë ashpërsohet gjuha, deri në klasë të tretë idhnohet njeri
Demokracia
12:02 | 27 Maj 2025

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka akuzuar sërish opozitën e deritanishme për bllokadën në Kuvendin e Kosovës.

Pas dështimit të seancës konstituive për herën e 22-të, ai para mediave ka thënë se VV ofroi alternativat e saj, por që u refuzuan nga partitë tjera.

“Po besoj është epilogu i njëjtë. Gjithmonë me dështimin e opozitës e cila refuzon me marrë pjesë në votim. Nuk jemi këtu me votu Albulenën, po pamundësohet kuorumi për zgjedhjet e një komisioni për të vazhduar më pas me votimin e fshehtë. Te votimi i fshehtë e dini që AAK ka dërgu një ankesë në Kushtetuese dhe po e presim një përgjigje sa ma të shpejtë të Gjykatës.

Janë të paarasyeshme dhe është absurde me majt shtetin pezull partitë që kanë votu Gjykata Speciale e Zajednicë, e tash ju ka dalë në udhë Albulena.

Na i kemi ofru alternativat tona, kemi ofru votim të hapur, kanë refuzu. Votimin e fshehtë, as që marrin pjesë, kemi ofru pako, nënkryetarët bashkë me kryetarin, marrëveshje politike, thonë jena idhnu” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Tutje, Basha foli edhe për LDK-në, duke thënë se “njeri idhnohet deri në klasë të parë, të dytë apo të tretë”.

“Në politikë e në fushatë ju e dini që ashpërsohet gjuha, deri në klasë të parë, të dytë, të tretën idhnohet njeri, por një lider partiak me thanë jena idhnu, dhe krejt shteti me mbet pezull, është gabim.

Oferta e bërë nga kryeministri te LDK-ja ka qenë e sinqertë. Po thom, deri në klasë të tretë arsyetohet idhnimi, pas klasës së tretë partia duhet me dalë përmbi vetën” – u shpreh ai.

Të ngjashme