Lajme
Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të 22-të: VV-ja nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu
Demokracia
11:34 | 27 Maj 2025

Share:

As përpjekja e 22-të i deputetëve për konstituimin e Kuvendit nuk ka rezultuar e suksesshme. Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr nga propozimi që kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të votohet në mënyrë të fshehtë.

Propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë nuk ka kaluar serish.

Kjo pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk po marrin pjesë në këtë votim, duke vlerësuar se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Për formimin e këtij komisioni sot kanë votuar vetëm 54 deputetë, kudër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur.

Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të enjten në orën 11:00.

VV-ja nuk po e ndryshon kandidaten për kryetare të Kuvendit edhe pse PDK-së dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme të votojnë një kandidatë tjetër për kryetar.

Albin Kurti nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu, e opozita nuk pranon në asnjë formë ta votojë këtë kandidate.

“Albulena nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. Opozita po e bllokon shtetin”, tha Kurti.

Në anën tjetër, janë shtuar zërat për marrëveshje me Nismën, por që Limaj e mohoi.

Ai tha edhe pse pati dakordim gojor që Limaj të propozohet për kryetar të Kuvendit, VV-ja nuk e propozoi.

Propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë nuk ka kaluar në asnjë rrethanë deri më tash.

Kjo pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk po marrin pjesë në këtë votim, duke vlerësuar se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Të ngjashme