Lajme
Pa lëvizje të pozicioneve, deputetët tentojnë për herë të 22-të konstituimin e Kuvendit
Demokracia
23:48 | 26 Maj 2025

Share:

Deputetët e Kosovës do të mblidhen për herë të 22-të në tentim për të konstituuar Kuvendin dhe për të vijuar me formim të institucioneve.

Pas dështimit të seancës të së dielës, deputetët do të mblidhen sërish të martën (nesër) me fillim nga ora 11:00.

Ka disa javë që konstituimi është bllokuar te votimi i fshehtë, pikë në të cilën po insiston Vetëvendosje.

Partitë opozitare po refuzojnë të propozojnë emrat për formimin e një komisioni parlamentar, për votim të fshehtë.

Detyra e këtij komisioni do të ishte mbikëqyrja e votimit të fshehtë për emrin e kryeparlamentarit.

Deri me tani ende nuk ka asnjë sinjal se partitë politike kanë lëvizur nga pozicionet e tyre, duke dhënë pak shpresë së do të këtë dalje nga ngërçi politik edhe pas tentativës së 22-të.

Nga ana tjetër, Kuvendi ka dërguar për media rëndin e ditës për seancën e nesërme.

 

Të ngjashme