Sport
Gola shqiptarë në Rusi/ Mirlind Daku realizon sërish, fiton Këpucën e Argjendit
Demokracia
12:08 | 25 Maj 2025

Share:

Mirlind Daku u shpall shënuesi I dytë më I mirë I Premier Ligës ruse këtë sezon, duke realizuar edhe në javën e fundit. Sulmuesi I kombëtares shqiptare tundi rrjetën në ndeshjen Rubin-Orenburg, që ekipi I tij e fitoi me shifrat 4-2.

Kjo do të thotë se Daku ka gjithsej 15 gola, duke fituar Këpucën e Argjendit, dy gola prapa Këpucës së Artë të kampionatit.

Ylli kuqezi ka edhe 8 asistë, duke qenë më I miri I Premier Ligës për kontributet për gol. Në javën e fundit, për Rubinin shkëlqeu edhe shqiptari I Kosovës, Dardan Shabanhaxhaj, I cili realizoi dy gola.

Në përfundim të kampionatit, ekipi I shqiptarëve doli në vend të 7-të në renditjen e përgjithshme, një klasifikim shumë I mirë për një skuadër që kishte si objektiv mbijetesën në elitën e futbollit rus.

Të ngjashme