ShowBiz
Dafina Zeqiri ndan rrugët me menaxhmentin e saj të vjetër
Demokracia
23:20 | 24 Maj 2025

Share:

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila prej vitesh ka qenë ndër artistet më aktive dhe të pëlqyera të skenës shqiptare, ka vendosur t’i japë vetes një pushim të merituar.

Në pritje të fëmijës së saj të parë, Dafina ka përmbyllur turin muzikor dhe ka njoftuar një pauzë të përkohshme nga muzika për t’iu përkushtuar plotësisht mëmësisë. Por ky vendim duket se ka sjellë ndryshime të mëdha edhe brenda ekipit të saj profesional.

Burime nga emisioni “Prive” bëjnë të ditur se pas një sërë pakënaqësish dhe mospajtimesh, këngëtarja është ndarë nga menaxheri i saj shumëvjeçar, Pëllumbi, si dhe disa anëtarë të tjerë të stafit të saj të afërt.

Kjo ndarje është reflektuar edhe në rrjetet sociale, ku Dafina dhe ish-bashkëpunëtorët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin – një detaj që ka ngritur dyshimet për një krisje serioze të raporteve.

Ndërkohë, sipas burimeve jozyrtare, tensionet në prapaskenë kanë ardhur si pasojë e mospajtimeve që kanë lindur mes ekipit dhe bashkëshortit të Dafinës, Kreshnikut, i cili dyshohet të ketë ndikuar në disa vendime të rëndësishme që lidhen me drejtimin e karrierës së saj.

Megjithëse vetë këngëtarja nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike, vendimi për t’u shkëputur përkohësisht nga muzika dhe ndryshimet në ekip shënojnë një fazë të re në jetën e saj personale dhe profesionale.

Të ngjashme