Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish nesër në përpjekjen e 21-të me radhë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Kjo seancë është paraparë që të mbahet nga ora 11:00, njofton Klankosova.tv
Kuvendi edhe të premten dështoi të bëhej me kryetar shkaku i mosvotimit të komisionit për votim të fshehtë të Kryetarit të Kuvendit.
Për këtë post, Lëvizja Vetëvendosje insiston me kandidaten, Albulena Haxhiu.