Sport
Prej altarit të Maradonës te muri i çeliktë i Rrahmanit: Napoli kampion
Demokracia
08:08 | 24 Maj 2025

Share:

Napoli e ka fituar për herën e katërt në histori titullin e Serie A, pas fitores sonte prej 2-0 në “Diego Armando Maradona” ndaj Cagliarit.

Ishte fillimisht McTominay ai që e çoi Napolin në pushimin mes pjesëve me epërsi minimale.

Ndërsa pa lënë gjurmë s’e la kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili në minutën e 51-të dhuroi asistim për Lukakun i cili e vulosi fitoren e Napolit.

Titullin e parë, Napoli e fitoi në sezonin 1986-87, të dytin në sezonin ’89-90 ndërsa të tretin në sezonin 2022-23.

Dy titujt e parë, Napoli i fitoi gjatë epokës së legjendës, Diego Maradona, ndërsa dy të fundit në epokën e Amir Rrahmanit.

Në anën tjetër, Interi pavarësisht se e mposhti sot Comon me rezultat 2-0, fitorja ishte e pavlerë pasi Napoli e kreu “detyrën” si vendas.

 

Të ngjashme